RiniaNet
www.Rinia-Net.org
 
 FAQFAQ   SearchSearch   MemberlistMemberlist   UsergroupsUsergroups   RegisterRegister 
 ProfileProfile   Log in to check your private messagesLog in to check your private messages   Log inLog in 

Gjuha Shqipe - Naim Frashëri

 
Post new topic   Reply to topic    RiniaNet Forum Index -> Gjuha shqipe
View previous topic :: View next topic  
Author Message
RiniaNet
Administratorë
Administratorë


Joined: 07 Mar 2007
Posts: 219

PostPosted: Sun Mar 25, 2007 11:19 pm    Post subject: Gjuha Shqipe - Naim Frashëri Reply with quote

--------------------------------------------------------------------------------

Gjuha Shqipe - Naim Frashëri

Kur në sulm hodhën turqit
Hordhitë e pambaruara,
Kështjellat e sintaksës
S’ i muar, që s’ i muar.

Në bedena poemash
Popullore mbetën
Kufoma divanesh e
Kufoma bejtesh.

Kur panë se gjuhës
S’ i hodhën dot prangat,
Lëshuan drejt saj
Gjithfarë merimangash.

Parashtesa e pjesëza
E lidhëza së prapthi
Të bukurën gjuhë
Ta bënin lesh arapi.

Në përçartje ta kthenin,
Në delir në jerm.
Shin vite të rënda,
Ishin shekuj plot helm.

Të të bënin ty, donin,
Shqipëri memece,
Por ja, erdhi Naimi,
Si yll mbi ty ecte.
Dorën e zbehtë
Mbi ballë të vuri,
Të të hiqëte zjarrllëkun
Prej të sëmuri.

Dhe vdisnin pjesëzat,
Thaheshin merimangat,
Ndriste si perlat
Poezia e madhe.

Kjo gjuhë, që provoi
Akrepët e shkretëtirës,
Ç’ do të thotë përçartje
E di, oh,e di mirë.

E di ç’ do të thotë
Kllapi, hermetizëm
Qoftë e ardhur nga Roma,
Qoftë e ardhur nga Parisi.

Kjo gjuhë martire,
Lehonë e përjetëshme,
Që lindi mes dhembjesh
Art të pavdekshëm
_________________
ermir19@hotmail.com
Back to top
View user's profile Send private message
RiniaNet
Administratorë
Administratorë


Joined: 07 Mar 2007
Posts: 219

PostPosted: Sun Mar 25, 2007 11:19 pm    Post subject: Gjuha jon - Naim Frashri (1846 - 1900) Reply with quote

Gjuha jon - Naim Frashri (1846 - 1900)

Vllezr Shqiptar,
t prekim urtsin,
t zm udhn e mbar,
t ngjallim Shqiprin.

Shqipria ka qen
dhe do t jet,
po sot n ditt tona
t met t mos ket.

E ka nderuar Zoti
gjithnj Shqiprin
ish fort mir qmoti,
do bhet dhe tanin.

Ajo ish koh e zjarrt
dhe kish mundime tepr,
po sot pnd dhe kart
na duher, nuk tjetr.\

O burra Shqiptar
t marim diturit,
se s sht koh e par,
tani lipset drit.

T shkruajm gjuhn ton
kombin t ndritojm,
gjith sht e ka qen
ngadalz ta msojm.

Pa shihni gjuh e mir!
Sa shij ka e hije,
e bukur edh e lir,
si gjuh Perdije..




Kundër mallkimit të gjuhës shqipe - Petro Nini Luarasi

Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë
Dhe Zotin, të drejtë kemi,
Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë.

Epo ju gjuhën tonë
Doni ta humbisni fare
Dhe me mallkim e me nëmë
Shprehni ta shpini në varre.

S’më vjen rëndë nga priftërinjtë
Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë,
I urdhërojnë të zinjtë
Që gjuhën shqipe ta mallkojnë.

Po krye-priftërinjtë e tyre
Nëkëmbës t’ orthodoksisë
Shumë punë prej mynxyre
Bëjnë kundër Shqipërisë!

Të mallkojnë njerëzinë
Të nëmosin gjuhën tonë,

Të përçajnë Shqipërinë,Zoti mos e pastë thënë!

Thonë s’ ditka Krishti shqip
Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh,
Vetëm në gjuhën greqisht
Të dëgjon e të mban vesh!

Këto e shumë të tjera,
Që dëgjon në kishë brenda
Dhe na mallkojnë për hera
Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda.

S’ kanë frikë as turpërohen
Që përçmojnë Perendinë,
Po mburren edhe lëvdohen
Sepse shërbejnë Grejqinë!

Gjuhën e kemi tonë
Të vjetër dhe të vyer,
Nga Perendia ish thënë
Që ta ruajmë të çkëlqyer.



Gjuha shqipe - Ndre Mjeda

Përmbi za që lshon bylbili,
gjuha shipe m’ shum gullon,
përmbi erë që jep zymbyli,
pa da zemrën ma ngushllon.

Ndër komb’tjera, ndër dhena tjera,
ku e shkoj jetën tash sa mot,
veç për ty m’rreh zemra e mjera,
e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhë që jam tue ndie,
janë të bukura me themel,
por prap kjo, si diell pa hije,
për mue t’ tanave iu del.

Geg’ e Toskë, Malsi jallia,
janë nji komb m’ u s’ duron,
fund e maje nji a Shqipnija,
e një gjuhë t’gjith na bashkon.

Qoft mallkue kush qet ngatrrime,
ndër kta vllazën shoq me shoq!
kush e ndan me flak’ e shkrime
ç’ ka natyra vetë përpoq



Gjuha shqype- Gjergj Fishta

Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjâma e rrfčs zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â' e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhč ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lčn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
shi prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.


Shqyp na vete, po pik' mâ para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhč t't'Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xűni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kęnë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fčs qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për tę gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n’e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t’brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!
_________________
ermir19@hotmail.com
Back to top
View user's profile Send private message
Display posts from previous:   
Post new topic   Reply to topic    RiniaNet Forum Index -> Gjuha shqipe
All times are GMT
Page 1 of 1

 
Jump to:  
You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum


© 2007-2008 Informe.com. Get Free Forum Hosting
Powered by phpBB © 2001 - 2005 phpBB Group
 
Theme ACID v. 2.0.18 par HEDONISM